Categories Lajme

‘A sa goca të mira’, i moshuari në Tiranë komplimenta gazetareve: Unë jetoj në Amerikë, sot më dha leje shefi i madh (VIDEO)

Të moshuarit në Tiranë kanë dalë sërish sot për të shfrytëzuar orarin e liri daljes të vendosur nga autoritetet. Në numër më të shumtë se dje, për shkak se e shtuna ishte e karakterizuar me mot me shi, ata shprehen të lumtur që patën mundësi të dilnin.

“Unë banoj në Amerikë por dola për qejf. Më ka ardhur një mesazh, a sa goca të mira ka (i referohet gazetareve). Shkoj e vij unë nga Amerika. Më shumë jetoj këtu, por atje rrijë nja 2 a 3 muaj. Zoti dhe qeveria e ka në dorë dhe ju gazetarët se bëni punë shumë. Jepni të dhënat dhe populli del lirisht. Sot e dje na ka dhënë leje shefi i madh, por dje nuk dola dot se ishte shi. Tani po iki se dua të shkoj një orë para afatit,”-shprehet një i moshuar.

“Jemi dy motra, kemi dalë me bo një xhiro se kemi nja 10 muaj që s’kemi dalë. Sot hera e dytë që kemi dalë, hera e parë ishte javën ekaluar. Në izolim e kaloj kohën duke larë e duke gatuar. Me mungon natyra, por më ka marrë malli për fëmijët. Janë në shtëpitë e tyre dhe nuk jemi takuar. Vijnë pak aty te dritarja po nuk takohemi,”-shprehet një pensioniste.

“Njerëzit e kanë kuptuar vetë që duhen mbrojtur. Dola dhe dje, edhe kur na lejohet. Po u respektuar distanca sociale s’ka pse të frikësohesh. Maska dhe dorezat më duken të panevojshme,”-shprehet një pensionist. “Se keni dëgjuar më duket çfarë ka thënë prokurori i përgjithshëm i Amerikës?! Kush prek lirinë e njerzve do dënohet penalisht, kështu që s’kemi me e pyet atë fare (kryeministrin Rama) hiç. Unë s’e kam pyet asnjëherë se s’kam qenë asnjë ditë në karantinë,”-shprehet një pensionist. “Deri tani kam lexuar 10 libra në karantinë. Të fundit ‘Njeriu i Fshehtë’. pak më parë lexova ‘Të jetosh apo të vdesësh’,”-shprehet një tjetër pensioniste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME