Categories Lajme

A.te.nta.tinë Lushnje. Autorët gr.abitën makinën e çiftit para disa ditësh

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi sot Lushnjën dhe jo vetëm, ku 35-vjeçari Besnik Hida u qëllua me breshëri automatiku. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ‘BalkanWeb’ se makina që përdorën vrasësit sot në Lushnjë dhe më pas e dogjën atë në lagjen ‘Sarave’, pranë autostradës, i ishte grabitur një çifti në Unazën e Re.

Grabitja e makinës ndodhi mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.

Siç u raportua më herët për këtë ngjarjen, dy persona te maskuar dhe të armatosur pasi dhunuan çiftin dhe nën kërcënimin e armës u morën atyre automjetin tip “Fiat”.

Pas hetimeve të policisë në vendin e ngjarjes, u konstatua se makina e djegur ishte pikërisht ajo e çiftit të grabitur në Tiranë. Aktualisht nuk dihen autorët e grabitjes së mjetit, si dhe vrasësit e Hidës, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen. Ndërkohë ekspertë të kriminalistikës kanë bërë këqyrjen e mjetit të djegur, për të marrë prej aty mostra për t’i ekzaminuar në laboratorin shkencor për të parë për ndonjë gjurmë të mundshme, që të çoj në identifikimin e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME