Categories Lajme

A të uroi Meta për rizgjedhjen në krye të LSI? Kryemadhi zbulon suprizën e ”hidhur”

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka pasur sot një takim me gazetarët, ku mes të tjerave u pyet dhe nëse presidenti Meta e kishte uruar për rizgjedhjen në krye të kësaj force politike. Kryemadhi tha se nuk e kishte bërë një gjë të tillë, ama ishte shumë i interesuar për pjesëmarrjen në zgjedhje, dhe i lumtur që bashkëshortja e tij kishte vendosur maskën për herë të parë publikisht.

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, se vetëm për një gjë, kur kanë hapur procesverbalet e Skraparit dhe të Policanit, kanë pasur dhe në kllapa mbiemrin Meta. Nuk më ka uruar, por besoj që ka pasur kuriozitetin e madh për pjesëmarrjen, ka qenë shumë i lumtur që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Por unë i thashë që e vendosa për shkak se ma kërkuan brenda partisë, foton me maskë ma dërgoi ai i pari, se i kishte pëlqyer shumë”, u shpreh Kryemadhi.

Sa i takon zgjedhjeve brenda LSI-së, Kryemadhi tha se ato ishin transparente, dhe se pjesëmarrja e lartë e anëtarëve tregon se kjo forcë është duke u rritur ditë pas dite. “Zgjedhjet në LSI ishin transparente. Publiku pa se në zgjedhjet e 25 prillit do ketë një pjesëmarrje të madhe. Risia e zgjedhjeve ishte votimi online. Pjesëmarrja ishte e madhe, edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Pjesëmarrja e të rinjve në proces tregon se LSi rritet shpejt. Ky ishte një proces që na çon më të fortë në zgjedhjet e 25 prillit”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME