Categories Lajme

A t’ia marr lekët gocës se qenka këtu?”, pas mashtrimit, babë e bijë në kërkim të ‘shokut’

Deri ku arrin fantazia? Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjen jo vetëm ëndërrimtarët dhe krijuesit, por edhe mashtruesit. I fundit që ra në rrjetat e policisë u zbulua nga një vajzë e re që u bë viktima e tij me vetëm një telefonatë false. Sipas procesverbalit që gazeta “Si” disponon ‘klienti’ hyri në dyqanin e prindërve të M. N ku ajo qëndronte. Një burrë hyri në dyqan dhe ndërkohë hijerëndë po fliste në telefon.

Ai pyeste dike tjetër që sipas fjalëve që i panjohuri përsëriste në telefon, ajo besoi që personi në anën tjetër ishte i ati. ‘Hë mo shefi, ku je në lokal. Unë nuk vij dot se e kam me nxitim. Por paske gocën këtu, a t’ia marr kësaj?”. Pas kësaj bisede në telefon i panjohuri e pyeti M. N: “Sa lekë ke bërë xhiro deri tani?”

Kallëzuesja thotë në polici “besova që ai ishte duke biseduar me babin, ndaj nxora lekët nga arka dhe ai mori shumën e 10 mijë lekëve (të reja). Personi që e përdori këtë skemë pas hetimeve iu zbulua identiteti dhe ai rezulton se quhet A.C, banor i Kasharit, mosha 48 vjeç. Pasi ai i futi lekët në kuletë, mori telefonin dhe bëri sërish një telefonatë. Ia mora gocës tënde 10 mijë lekë, për pjesën tjetër do flasim”.

Por kjo bisedë në realitet nuk ishte kryer asnjëherë me babain e M. N. “Menjëherë telefonova babain, i thashë që ia dhashë lekët shokut të tij, babai u çudit”, tregon e reja. Burimet e gazetës Si shtojnë se menjëherë pas këtij zbulimi babë e bijë janë vënë në ndjekje “të shokut”, i cili u kap në flagrancë prej tyre. I pyetur nga policia 48-vjeçari u justifikua për mashtrimin dhe për rrjedhim për përvetësimin e 10 mijë lekëve. “E bëra për shkaqe ekonomike dhe veç kësaj isha dhe i pirë”, u mbrojt A.C, i cili do të dalë para drejtësisë për mashtrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME