Categories Lajme

Administrata ende pa marrë pagat, te Financat mungojnë listat e të punësuarve

Arsimtarë, policë dhe punonjës të Shëndetësisë nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor.
Ndonëse këto paga duhej të kishin kaluar që në datën 3 janar, një pjesë e madhe e punonjësve në sektorin publik ende nuk kanë marrë rrogën e dhjetorit.

Ministria e Financave ia ka kaluar përgjegjësinë për vonesën e rrogave ministrive të linjës. Sipas Financave, Thesari i Shtetit nuk ka mungesë likuiditeti, por Ministritë e linjës nuk kanë përcjellë ndarjen e detajuar të buxheteve të tyre, çka pengon hedhjen e rrogave të punonjësve.
Veçanërisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë, të cilat kanë edhe numrin më të madh të punonjësve në sektorin shtetëror, nuk kanë përcjellë listëpagesat dhe dokumentacionin e nevojshëm pranë Financave, për t’i hapur rrugë pagesës së rrogave për punonjësit.

Çdo fillimviti, Ministritë e linjës dhe të gjitha institucionet publike duhet të bëjnë ndarjen mujore të buxheteve, sipas zërave respektivë. Kjo ndarje përcillet në Ministrinë e Financave dhe, vetëm pas kësaj, Qeveria autorizon kalimin e fondeve, përfshirë ato për pagat e punonjësve.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, deri më tani këtë e kanë bërë vetëm një pjesë e institucioneve publike, punonjësit e të cilave i kanë marrë pagat, ndërkohë që pjesa më e madhe ende nuk e ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, duke i lënë punonjësit pa pagat e dhjetorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME