Categories Lajme

“Aeroporti di Puglia” pritet të marr me koncesion administrimin e aeroportit të Vlorës

Kompania Italiane “Aeroporti di Puglia” mund të marr me koncesion 35-vjeçar administrimin e aeroportit të ri të Vlorës. Lajmi është bërë i ditur nga media e përditshme italiane ‘Corriere della Sera’, e cila informon se kompania italiane kandidon për të ‘qeverisur’ aeroportin e ri të Vlorës, që synon t’i jap një zhvillim më të madh turistik jugut të Shqipërisë.

Kuotat e kompanisë “Aeroporti di Puglia” janë 99.5%  në zotërim të rajonit të Puglias. Projekti shqiptar parashikon partnership me kompani private për administrimin e infrastrukturës së aeroportit të Vlorës.

Qeveria shqiptare kishte hyrë më parë në bisedime me një shoqëri turke e përbërë  nga tre kompanitë Cengiz, Kalyon e Kolin Construction, pa mundur të nënshkruajë një marrëveshje për shak të mosgjetjes së përputhjeve ekonomike. Media italiane informon se përgjigja e parë ndaj propozimit të “Aeroporti di Puglia” do të vijë ditën e mërkurë 18 shtator në panairin ‘Fiera di Levante’ të Barit, ku pritet të zhvillohet një takim mes kryeministrit shqiptar Edi Rama e drejtuesve të lartë të kompanisë italiane.

Më pas pritet të zhvillohet një tjetër takim në Vlorë ku do të marrin pjesë si kryeministri shqiptar Rama ashtu dhe ministrja e Infrastruktrës dhe Energjitikës, Belinda Balluku e kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Projekti shqiptar ka si objektiv të thith në aeroportin e Vlorës rreth 2-3  milionë turistë në vit.

Operacioni për mbylljen e këtij projekti ka dhe një aspekt të rëndësishëm ekonomik për kompaninë italiane, e cila synon të kupotohet së shpejti në bursën italiane.

Në drejtimin e Presidentit Tiziano Onesti, “Aeroporti di Puglia”  ka nsiur një plan strategjik afat gjatë që aprashikon rritjen e biznesit si dhe të investimeve për të cilat ka nënshkruar një kontratë finacimi prej 65 milionë euro me një grup bankash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME