Categories Lajme

Ko.nflikti mes prindërve të divorcuar lë pa shkollë vëlla e motër

Problemet familjare dhe infrastruktura janë shkaqet kryesore që pengojnë arsimimin cilësor të qindra fëmijëve të të gjithë vendin. Fëmijë që për kushtet ekonomike nuk ulen ne bankat e shkollës dhe të tjerë që udhëtojnë deri në 4 orë në këmbë për të mësuar në klasa kolektive. Konflikti mes prindërve të divorcuar po i lë pa shkollë këtë vit këta dy fëmijë në Fier.

Gazetarja: Pse nuk ke shkuar sot në shkollë?

Djali: Ngaqë nuk ka dërguar mami prokurë.

Shumë të tjerë do ta kenë të mundshme rrugën drejt dijes.

30 fëmijëve nga fshati Backë në Skrapar do tu duhet të ecin mesatarisht katër orë në këmbë çdo ditë për të vijuar shkollën në fshatin Potom.

Janë mbi 15 kilometra distancë mes dy fshatrave ndërsa rruga që duhet të përshkojnë është e vështirë sa që thonë se nuk u lë më fuqi për të mësuar.

Për prindërit veç transportit, shqetësim janë edhe klasat e përbashkëta të cilat thonë se krijojnë shumë paqartësi për fëmijët në të kuptuarin e mësimeve

Edhe shkolla 9 vjeçare e Floqit në Korçë nuk i hapi dyer për nxënësit në ditën e parë të vitit arsimor.

Fëmijët do ta vijojnë 3 km më larg në fshatin Pulahë, pasi në shkollën e tyre vijojnë të jetojnë familjet që tërmeti i 1 qershorit i la pa shtëpi.

Infrastruktura mbetet problem për shumë shkolla në të gjithë vendin. Ka shkolla pa dritare, tualete dhe kushte minimale për një proces normal mësimor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME