Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës/ Pacolli: Ne të gjithë do jemi krenarë për këtë vepër

Ndërtimi i aeroportit të ri të Vlorës merr pjesë Behgjet Pacolli,ai  u shpreh sot gjatë nënshkrimit të kontratës, se ndihet krenar që është në krye të konsorciumit që do investojë dhe ndërtojë Aeroportin në qytetin bregdetar të Vlorës. Ai u shpreh mirënjohës që qeveria shqiptare i besoi një vepër kaq të rëndësishme.

“Kam nderim këtu, të jem sot pjesë direkte e kësaj vepre madhështore, si pjesë e këtij konsorciumi, i cili planifkon, investon, ndërton dhe operon për 35 vite”,- tha Pacolli.

“Kjo kontratë sigurisht ka rëndësinë e vet, ndodh mbas shumë shumë orëve dhe një mori dëshirash, mes të cilave unë personalisht kam pasur për të bërë një investim këtu në trojet tona dhe tani që kemi këtë kontratë në këtë zonë kaq shumë të rëndësishme shqiptare dhe për këtë qytet historik, unë do të thoja se është një rast jashtëzakonisht i mirë edhe për mua, edhe për kompaninë time, edhe për partnerët e mi, që bashkëveprojnë për këtë projekt”,- tha Pacolli më tej.

“Unë falenderoj kryeministrin Edi Rama, që me kujdes ka përcjellë punët të cilat kompania ime ka implementuar gjatë një vizite kur ishim në ato troje ku kompania ime punon dhe duhet të thënë se nuk është e rastit, që kjo punë kaq e rëndësishme t’i besohet  kompanisë sime”, nënvizoi Pacolli.

“Jam i bindur që ne të gjithë do jemi krenarë për këtë vepër. Do jem krenar unë, që kam patur shnasin që një ofertë e tillë të ndodh në vendin që unë dua dhe ku më rëndon koka. Dhe jam krenar që këtë e bëj për popullin tim, për kombin tim.

Dhe sigurisht jam ndjerë krenar që këtë punë e bëj me njerëzit që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për ndërtimin e Shqipërisë moderne dhe europiane dhe me një vizion të përbashkët ne do ia dalim. Nuk mbetet gjë tjetër, por të fillojmë punën, që t’i shkurtojmë afatet ligjore sa më tepër. Koha është faktor kryesor, pasi krijon mundësi të reja dhe krijon më pak harxhime”,- përfundoi Pacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME