Categories Lajme

Damian Gjiknuri takime me banorë në Borsh dhe Lukovë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës.

Damian Gjiknuri zhvilloi takimet elektorale me banorë në Borsh dhe Lukovë. Gjiknuri ndau me ta vizionin e qeverisë për zhvillimin e zonës, trasformimin që do të njohë zona kryesisht në ekonomi pas përfundimit të të gjitha invesimeve strategjike.

Bypass-i dhe rruga lidhëse me Lumin e Vlorës do të reduktojnë ndjeshëm distancat dhe do ta shndërrojnë bregun në një destinacion tashmë më lehtësisht të aksesueshëm për më shumë turistë. Sakaq, Gjiknuri sqaroi se banorë e kësaj zonë tashmë falë ndryshimeve ligjore arritën të legalizojnë banesat e tyre buzë rrugës.

“Mandatin tjetër përvec aeroportit të Vlorës do të bëhet patjetër edhe plani për aeroportin e Sarandës, i cili jam i bindur që do të realizohet sepse fizibiliteti ekonomik është bërë dhe do t’i japë një ngritje ekonomike turizmit në një pjesë të konsiderueshme të Qarkut të Vlorës. Të gjitha këto janë akses më i mirë për turizmin dhe janë vepra që garantohen vetëm me mandatin e tretë të Edi Ramës.

Në Dhjetor të 2020-tës arrita të nxjerr edhe vendimin e qeverisë kjo ka qënë lobimi im personal për legalizimin e objekteve buzë rrugës nacionale sepse pengoheshin. Në zonë me të drejtë njerëzit thoshin se rruga ka ardhur te fshati që ka qënë ndërtuar, nuk flitet për ndërtime që shkuan buzë autostrade. Kryeministri e pa të arsyeshme këtë dhe nxorëm bazën ligjore dhe do ti japim mundësi legazimit të të gjitha objekteve këtu, pranë rrugës nacionale“, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri u ndal tek investimet në infrastrukturën rrugore që lidhin gjithë malësinë e Labërisë me bregdetin dhe krijojnë një bajpas rrugor shumë më të shkurtër.

“Kjo e shoqëruar dhe me planet që kemi për dy aeroporte, ku dikujt mund ti duket si ëndërr po një kontratë u lidh në Vlorë, do fillojë puna po pse jo të bëhët dhe ai i Sarandës dhe i gjithë bregdeti do të jetë zona më e lakmuar dhe me investime të mëdha“, theksoi ai.

Në komunikim me banorët e Borshit, Gjiknuri ndau mungesën e alternativës në rradhët e Opozitës, të cilët e kanë lënë zonën të pa përfaqësuar dhe për më tëpër nuk kanë vizion për të qeverisur sikundër pritshmëritë e banorëve të zonës.

“Partia Demokratike se këta janë ata opozitarët kryesor qe kemi ne, se LSI- ja është në tretje tani, pak nga pak besoj do të na zhduket nga jeta politike. Këta nuk e kanë vlerësuar fare zonën se nuk kanë asnjë përfaqësues. Nuk kanë menduar ndonjëherë për peshën e zonës që të ketë peshë politike, të ketë akses në vendimarrje dhe të përfaqësojë interesat e kësaj zone.

Do t‘ju vinë edhe nga partitë e tjera që kanë ndonjë farefis këtu, po ju them një gjë se janë edhe nga LSI- ja disa që kërkojnë se nuk kanë asnjë shans të zgjidhen deputet por vijnë kërkojnë ndonjë votë se kanë emrin. Ata e kanë thjeshtë se duan të zënë ndonjë vend pune nesër për të kapur një drejtor, por ne na duhet gjëja e madhe po nuk funksionuan investimet e mëdha, fati juaj është i lidhur ngushtë me to nuk është fakti që një njeri që ti njeh do të bëhet drejtor apo të kapi ndonjë zyrë. Prandaj them se nuk duhet ta ngatërrojmë votën personale me votën për interesin komunitar që është me Partinë Socialiste“, shtoi Gjiknuri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME