Categories Lajme

Aeroporti i Vlorës/ Rama-ambientalistëve: Ju lutem shumë, mos na shqetësoni me shtrembërime faktesh, do të ndërtohet

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë kur ka folur për aeroportin e Vlorës.

Në fjalën që mbajti gjatë prezantimit të Vjosës si Park Kombëtar, Rama, kritikat dhe thirrjet e ambientalistëve për Aeroportin Kombëtar të Vlorës, i konsideroi shtrembërim faktesh. Ai u bëri thirrje që të mos e shqetësojnë më qeverinë për këtë çështje, pasi sipas tij, ndërtimi i këtij aeroporti është i padiskutueshëm.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Shpresoj që të gjithë këta të mos ikin në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri nuk do tw bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne për të vazhduar tani që këtë pasuri ta kthejmë në burim zhvillimi ekonomik, social dhe ekologjik të qëndrueshëm dhe në një model për të gjithë në Shqipëri dhe përtej.

Sot Shqipëria ka 21% të territorit, e kemi gjetur me shumë pak kur morëm detyrën dhe çdo vit e kemi rritur sipërfaqen dhe objektivi ynë është ta çojmë në 30%. Objektiv ambicioz.

Për aeroportin e Vlorës kemi bërë të gjitha konsultet e studimet dhe tani që tigrin e Vjosës e garantuan që nuk do ta çojmë tek dentisti për ta bërë mace…i lutem shumë që çdokujt që del këtu e na shqetëson me letra e na shtrembëron fakte, i lutem shumë të mos na shqetësojë. Aeroporti i Vlorës është në ndërtim, nuk ka asnjë dëm për ekosistemin, është një dosje e tërë për aeroportin e Vlorës dhe e kemi diskutuar e stërdiskutuar. Vlorën e egër do ta ruajmë bashkë, por nuk do të bëjmë njerëzit e egër. Duhet një kombinim.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ditë më parë u kërkoi autoriteteve shqiptare të pezullojnë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të ndërmarrin një program gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti.

Ambientalistët paralajmëruan gjithashtu se mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemet e brishta të lagunave të mbrojtura që strehojnë flamingot, pelikanë dhe miliona zogj të tjerë migrues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME