Aeroporti i ri në vlerë rreth 11 miliardë dollarë ka hapur dyert e tij për pasagjerët, pas festimeve të 70 vjetorit të republikës popullore të Kinës. Aeroporti Ndërkombëtar i Daxing në kryeqytetin Pekin u hap zyrtarisht nga Presidenti Xi Jinping.
Aeroporti përfshin 700,000 metra katrorë, ose 98 fusha futbolli.Aeroporti ekzistues i Pekinit është i dyti më i ngarkuari në botë pas Atlantës, sipas Këshillit të Aeroportit.

Por zyrtarët thonë se një aeroport i ri ishte i nevojshëm për të hequr presionin nga aeroporti i mbipopulluar Ndërkombëtar i Pekinit. Aeroporti Daxing – thuhet se është terminali më i madh në botë në një ndërtesë të vetme – i cili pritet të marrë një sasi të madhe prej 170 milion pasagjerëve që qyteti pret të mirëpresë deri në vitin 2025.

Aeroporti i ri, i cili ndodhet rreth 46 km (29 mi) në jug të Sheshit Tiananmen, u krijua nga arkitekti i njohur Zaha Hadid.
