Ka plasur grushti në stadiumin Selman Stermasi në Tiranë! Pak momente para nisjes së derbit mes Tiranës dhe Partizanit, tifozeritë e dy skuadrave të futbollit kanë nisur një sherr masiv.
Përplasja ka nisur në pjesën pas njërës prej portave të fushës. Mësohet se shkak i sherri është bërë fonia e vendosur pranë vendit ku qëndronte tifozeria e Partizanit. Tifozët e Partizanit janë irrituar dhe kanë kërkuar heqjen e fonisë së stadiumit prej aty, çka ka sjellë dhe përplasjet mes dy tifozerive.
Si pasojë e sherrit masiv mes dy tifozerive, një sërë personash kanë mbetur të lënduar. Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona. Kujtojmë se derbi mes dy skuadrave është përcjellë me interes maksimal ndërsa janë shitur të gjitha biletat, rreth 8 mijë vende.





