Categories Lajme

Kuzhinieri i famshëm kapet me kan.abis në shtëpi: Po provoja shije të reja

Një kuzhinier i njohur siçilian ka rënë në prangat e policisë italiane pasi në shtëpi ju gjetën dy bimë kanabisi 2 metra të larta. Kuzhinieri Carmelo Chiaramonte e justifikoi praninë e tyre duke thënë se po kërkonte “shije të reja” për kuzhinën bashkëkohore.

“Oficerët gjetën dy bimë marijuanë dy metër të gjatë dhe 500 gram lule inflorescences indiane në shtëpinë e kuzhinierit Carmelo Chiaramonte në Trecastagni, një fshat rrëzë malit Etna.Ata gjetën gjithashtu verë me aromë kanabisi, ullinj, kafe dhe ton”, raportuan të shtunën mediat italiane. Kuzhinieri 50-vjeçar, i cili është liruar në pritje të gjykimit, i tha policisë se ai ishte “këshilltar agro-ushqimor për kuzhinën e mijëvjecarit të tretë”. Chiaramonte gjithashtu tha se po “hulumtonte aromat e reja”. I famshëm në ishullin e tij të lindjes, kuzhinieri ishte i njohur për kuzhinën e tij në restorantin Katane Palace Hotel në Catania. Ai më pas mori famë në një emision televiziv të kuzhinës italiane.

Ai ka mbajtur shfaqje në të gjithë Italinë mbi “historinë e prodhimit dhe traditën e bujqësisë siçiliane”, tha të shtunën e përditshmja rajonale La Sicilia. Në njërën prej shfaqjeve të quajtur “Receta Imorale dhe Ushqime Afrodiziakë”, gazeta citon atë të ketë thënë: “Një kuzhinier është një narkoman dhe një alkimist”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME