Categories Lajme

Afganët e strehuar në Shëngjin ngrihen në protestë, kjo është arsyeja

Disa refugjatë afganë të vendosur në Shëngjin që pas largimit nga vendi i tyre janë ngritur sot në protestë. Kjo pasi një nga 5 organizatat që financon qëndrimin e tyre në Shqipëri nuk ka paguar detyrimet ndaj hotelit ku ata qëndrojnë që prej 5 muajsh.

Afganët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje pasi rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve. Nga ana tjetër administratori i resortit ku ata janë të vendosur, Bledar Shima shprehet se deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje ndërkohë që ka pasur ndërhyrje edhe nga qeveria shqiptare për zbatueshmërinë e kontratës.

“Nuk po nxirren forcërisht. Kemi një problem financiar me një prej grupeve të fondacioneve dhe po flasim për kryerjen e pagesës. Në asnjë mënyrë nuk kemi marrë asnjë vendim për t’i nxjerrë forcërisht nga resorti ynë.

Pagesat vazhdojnë që nga janari që nuk janë kryer. Janë rreth 80 dhoma. 350 persona afërsisht. Janë duke diskutuar për pjesën e pagesës.

Është futur edhe qeveria në negociata. Varet si do vazhdojë procedura më mbrapa. Ata nuk mund të largohen sepse kanë mbrojtje të përkohshme nga qeveria”, tha Shima.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME