Categories Lajme

Afganët të përhershëm në Shqipëri ? Rama: Nëse ata duan pse jo

Kryeministri Edi Rama në intervistën që dha sot për “CNN” shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të pritur afganët. Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi një pjesë të vendeve të NATO-s, që nuk po pranojnë afganët.

“Jo nuk ka shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne, si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin, është çështje jeta a vdekje për ata dhe çështje morale për ne si aleancë e NATO-s.

Shqipëria nuk është nga vendet më të pasura, por ne kemi një kujtesë dhe besojmë se është në nderin e të gjithë anëtarëve të NATO-s dhe të gjitha vendeve të cilat kanë nxitur dhe mbrojtur vlerat për të cilat ne qëndrojmë në të kundërt rrezikon që NATO të zbehet në sytë e botës. Për fat të keq jo cdo kush po shkon në këtë drejtim” tha ai.

Gazetarja e pyeti nëse është gati Shqipëria t’i pranoni në mënyrë të përhershme? Rama: “Nuk është cështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME