Categories Kuriozitete

Gruaja dëbohet nga kopshti zoologjik se puthi në buzë shimpazenë, por ai është në dashuri

Një grua është ndaluar të vizitojë kopshtin zoologjik të Antwerp të Belgjikës, për shkak të marrëdhëies ‘shumë të afërt’ që kishte krijuar me një shimpaze. Adie Timmermans e takonte Chita, një shimpanze mashkull 38-vjeçar çdo muaj, për katër vite me radhë. Prania dhe veprimet e saj, ndikuan që Chita të distancohej nga majmunët e tjerë, thonë zyrtarët e kopshtit zoologjik.

Shimpazetë e tjera e kanë larguan Chita nga grupi i tyre, kështu që ai qëndronte i vetëm në kopsht, përveç momenteve kur kishte vizitore, si Adie. Adie e kundërshtoi vendimin, duke thënë se “unë e dua atë kafshë dhe ai më do mua, nuk kam asgjë tjetër”. Ajo u shpreh e irrituar për faktin se është e vetmja që ndalohet të hyjë në kopshtin zoologjik të Antwerp, ndërsa vizitorët e tjerë mund të vijnë sa herë të duan e të takojnë lirisht shimpazetë.

Pavarësisht vendimit të kopshtit zoologjik, kujdestarët e kopshtit i druhen faktit se Chita kurrë nuk do të jetë në gjendje të integrohet mirë me shimpanzetë e tjera. Në vitin 2014, Drejtori i Qendrës për Studimin dhe Ruajtjen e Majmunëve, Stephen Ross dhe Hani Freedman kryen një studim i cili zbuloi se shimpanzetë e ndara nga nënat e tyre në një moshë të re dhe të rritur kryesisht nga njerëzit shfaqën “mangësi sociale” me shimpanzetë e tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME