Categories Lajme

Afron dita e afishimit public për pasuritë e zonës kadastrale 1982, fshati llias, thirrja e fundit e banorëve të bregut!!

Sic jeni në dijeni, Kadastra Shqiptare ka nisur punën që prej muajit Maj 2020, për përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar në fshatrat e Bregdetit të Jugut. Pas një pune voluminoze të punonjësve tanë në terren dhe në zyrë, por edhe institucioneve të tjera që ndihmuan në këtë proces, është realizuar produkti i parë i këtij procesi dhe është pikërisht ZK 1982, Fshati Ilias.

Nga ana e ASHK është administruar dhe digjitalizuar informacioni i nevojshëm për përfundimin e procedurave për këtë fshat, duke bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse, por mbi të gjitha kemi pasur një bashkëpunim shumë produktiv me vetë banorët e këtij fshati. Falë këtij bashkëpunimi është arritur të identifikohen me sukses parcelat bujqësore që banorët posedonin dhe pasqyrimi i tyre në një regjistër kadastral. Gjithashtu, janë evidentuar të gjitha objektet e kësaj zone kadastrale dhe së shpejti do të përfundohet edhe procedura e pajisjes me dokumentacionin e fitimit të pronësisë së këtyre objekteve, bazuar në informacionin e prodhuar nga ky proces.

Pas gjithë sa më sipër, nga punimet fushore dhe nga administrimi i dokumentacionit shtetëror për aktet e pronësisë në këtë fshat, rezultojnë 550 pasuri të paluajtshme të përfshira në këtë zonë kadastrale.

Nga ASHK, është përfunduar produkti për fazën e parë të regjistrimit fillestar dhe po bëhen pregatitjet e nevojshme për të filluar gjatë javës së ardhshme afishimin publik 45-ditor, për këtë zonë kadastrale.

Megjithëse nga ana jonë janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore të pritjes së informacionit, përpara hedhjes së hapit të fundit, (afishimi publik) po bëjmë një thirrje të fundit (!!!) që të gjithë subjektet që kanë interes të ligjshmë për pasuritë e paluajtshme në këtë zonë, të paraqiten pranë zyrave tona të informimit për të konsultuar pasuritë e tyre.

Njëkohësisht, për ata që mund të jenë jashtë kufijëve dhe në pamundësi për t’u konsultuar me regjistrin të publikuar në fshat, ASHK do të publikojë hartën kadastrale në një portalin zyrtar dhe në fb, ku mund të aksesohet dhe konsultohet ky informacion.

Gjithashtu gjatë kësaj përiudhe në zyrën e afishimit publik mund te depozitohen dokumentacion pronësie si dhe cdo pretendim apo ankesë në lidhje me të dhënat e pronësisë. Përjashtimisht, në rastet kur do të jetë e nevojshme depozitimi i dokmentacionit original të akteve të pronësisë, ai do të dorëzohet sipas procdurës ligjore të pranimit të dokumentave pranë DVASHK Vlorë.

Te gjithe titullmbajtësit janë të mirëpritur në zyrat e afishimit publik për të përfunduar më sukses këtë proces dhe pajisjen me certifikatë pronësie.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME