Përkujdesja për emra si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Gareth Bale etj, duket se është një biznes mjaft fitimprurës. Përveç lojtarëve dhe trajnerëve që po fitojnë shuma të majme parash në botën e futbollit, duket se edhe agjentët e lojtarëve nuk qëndrojnë keq.
Pikërisht në këtë periudhë, pra në afatin kalimtar, është koha kur agjentët e lojtarëve kanë rrolin më të rëndësishëm, si dhe sigurojnë shuma të mëdha parash.
Emra si Mino Raiola e Jorge Mendes janë prej më të njohurve në këtë fushë, por kush janë më të paguarit? Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat më të paguar nga agjentët e futbollistëve.
Jose Otin – Ka në regjistrat e tij emra si Dani Ceballos, Kepa e Javi Martinez. Thuhet se agjenti ka emrin e tij në kontrata që mbërrijnë shumën e 244 milionë euro, sipas ‘Forbes’
Volker Struth – Ka në regjistrat e tij emra si Toni Kroos e Marco Reus. Emri i tij përfshihet në disa kontrata, të cilat arrijnë shumën e 375 milionë euro.
Mino Raiola – Ka në regjistrin e tij emra si Romelu Lukaku, Paul Pogba e Matthijs de Ligt. Emri i tij përfshihet në kontrata të cilat arrijnë shumën e 508 milionë euro.
Jonathan Barnett – Ka në regjistrin e tij emra si Gareth Bale, Joe Hart e Luke Shaw.Emri i tij përfshihet në kontrata të cilat arrijnë shumën e 643 milionë euro.
Jorge Mendes – Agjenti që në regjistrin e tij mban emrin e Cristiano Ronaldo, ka të nënshkruar një total kontratash që prekin shumën e 807 milionë euro.
