Pak minuta pas protestës jashtë ambjenteve të Teatrit Kombëtar, ndryshe nga herët e tjera, këtë mbrëmje artistët kanë vendosur të mbajnë një shfaqje në shenjë proteste kundër shembjes së kësaj godine. Bëhet fjalë për monodramën e aktorit të mirënjohur Mehdi Malka.
Monodrama e titulluar ‘Marr Guximin’ shënon rihapjen e Teatrit Kombëtar pas rimarrjes së sallës së shfaqeve nga qytetarët e aktivistët e Aleancës për Teatrin.. Në videon e mëposhtëme mund të ndiqni shfaqen e mrekullueshme të aktorit Mehdi Malka të shoqëruar me batuta dhe ironi
