Categories Lajme

Agjencia e njohur italiane e lajmeve, AGI: Pse Shqipëria u bë destinacioni i 2023-it

“Pse Shqipëria u bë një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike të verës së këtij viti?

Kësaj pyetjeje përpiqet t’i japë t’i japë shpjegime agjencia e njohur italiane e lajmeve, AGI që në një shkrim të saj thotë se ‘vendi i shqiponjave’ u kthye në trend për italianët që kërkojnë destinacione të reja pushimi.

Udhëtimet drejt Tiranës sipas saj shënuan një rekord historik këtë verë. Ajo që ka tërhequr pushuesit ishte deti i bukur dhe i aksesueshëm me çmime të favorshme. Një nga arsyet kryesore pse Shqipëria u bë një destinacion kaq popullor këtë verë është kostoja e ulët për europianët.

Krahasuar me destinacionet e tjera turistike të rajonit, çmimet në Shqipëri janë përgjithësisht më të ulëta, si për akomodim ashtu edhe për ushqim e aktivitete. Kjo sipas saj do të thotë që turistët mund të shijojnë një përvojë me cilësi të lartë pa rrënuar kursimet.

Me plazhet e pacenuara, qytetet historike mjaft simpatike dhe peizazhet mahnitëse, Shqipëria po tërheq një numër në rritje udhëtarësh që kërkojnë aventura autentike dhe vende jashtë linjës tradicionale turistike.

Agjencia italiane thekson se kombinimi i bukurisë natyrore, pasurisë historike, kuzhinës së shijshme dhe ngrohtësisë njerëzore po pushton zemrat e italianëve në kërkim të përvojave të veçanta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME