Categories Lajme

Vendimi/ Montoi ashensorin ku humbi jetën kamarieri në Sarandë, Gjykata “çon në shtëpi” Lulzim Allkushin

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, i cili montoi ashensorin në lokalin “Orange”, ku humbi jetën kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj.

Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të martë, të drejtuar nga gjyqtarja Suela Xhani dhe dy prokuroret Silvana Belishta dhe Aurora Hajno, u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për 43-vjeçarin Lulzim Allkushi, i cili ndërtoi në mënyrë rrethanore ashensorin në biznesin e Spiro Iljadhit në Sarandë. Pas hetimeve, Allkushi rezultoi se ishte i palicensuar si teknik. Mbi të rëndon dhe akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Antonio Delilaj 17 vjeç humbi jetën tragjikisht në Sarandë, teksa ndodhej në vendin e tij të punës. Adoleshenti ishte kamarier në “Club Orange” dhe punonte për të siguruar të ardhura, para se të niste shkollën.

Për këtë ngjarje tragjike është arrestuar shtetasi Lulzim Allkushi, personi që ishte përgjegjës dhe kishte instaluar pajisjen e transportit në “Club Orange”. Ai përdorej kryesisht për transportin e mallrave për furnizim, nga një kat i lokalit në tjetrin.

Në kërkim për vdekjen e kamarierit 17 vjeçar, është shpallur dhe pronari Spiro Iljadhi. Ky shtetas nuk është gjetur mbrëmjen e ngjarjes në “Club Orange” kur Policia ka mbërritur atje dhe ka kryer hetimet paraprake. Ai ende vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME