Categories Showbiz

Agron Llakaj ndërpret spektaklin: Çdokush që humbi jetën është një pjesëtar i familjes tonë

Solidaritet me viktimat, Agron Llakaj ndërpret spektaklin: Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë Spektakli i njohur i humorit “Al Pazar”, në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, ka vendosur të ndërpresë për  këtë të shtunë, shfaqjen e përjavshme të humorit.

Drejtuesi i spektaklit, artisti Agron Llakaj njofton se pas kësaj tragjedie që ka tronditur vendin, trupa dhe ekipi i Al Pazar do të jetë pranë njerëzve në nevojë. Në një mesazh emocionues në Facebook, ikona e humorit shqiptar shprehet se ata që humbën jetën janë të gjithë pjesë e familjes, motra dhe vëllezër shqiptarë.

“Ne kemi vendosur që këtë të shtunë ‘të heshtim’… ‘heshtim’ në respekt të atyre që humbën jetën… . Por do jemi atje. Bashkë për ta përballuar më lehtë!  Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë…ne jemi shqiptar vellëzër gjaku! Zoti qoft’ me Shqiperinë dhe shqiptaret…”.

Mesazhi i plotë i Agron Llakaj:  

“Kjo tragjedi e përmasave te paparashikueshme…, Humbjet njerëzore dhe të plagosurit, shtëpitë e rrënuara dhe demet e mëdha materialeje kanë shndërruar këtë realitet në apokaliptik. Ne shenje respekti dhe solidariteti, stafi i “Al Pazar” është pranë çdo familjeje shqiptare të dëmtuar dhe jo vetëm… Do jemi pranë familjeve që kanë humbur njerëzit e dashur, me shpirt e zemër, por dhe fizikisht, secili sipas mundësive të veta, pranë njerëzve në nevojë për të ndihmuar njeri-tjetrin dhe bashkë do ja dalim.

Ne kemi vendosur që këtë të shtunë ‘të heshtim’… ‘heshtim’ në respekt të atyre që humbën jetën… . Por do jemi atje. Bashkë për ta përballuar më lehtë! Çdokush që humbi jetën, është një pjesëtar i familjes tonë…ne jemi shqiptar vellëzër gjaku! Zoti qoft’ me Shqipërinë dhe shqiptaret…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME