Categories Lajme

Heroizëm dhe rezistencë poshtë rrënojave, zjarrëfikësit tregojnë si shpëtoi 25-vjeçari

Efektivët e forcave zjarrfikëse kanë treguar detaje nga operacioni për shpëtimin e Klajdi Qatos, 25-vjeçarit i cili arriti të dalë i gjallë nga rrënojat e hotelit, pas tërmetit tragjik. Të ftuar në studion e “Historia ime”, ata kanë treguar se kanë komunikuar më të riun dhe se kur e kanë parë ishte nën krevat.

“Kam komunikuar me Klajdin për më shumë se 7 orë. I preka këmbët. Isha i lodhur pushoja nën rrënoja. Kur pushoja unë, më pyeste: A do punoni prapë? I thoja që po, i thosha: Po pushoj pak, pusho edhe ti se në hotel je. I jepja kurajo. Kur doli më në fund na e shpërbleu. Nuk mendoja asgjë në ato momete, vetëm Klajdin. Ishte një taksixhi aty që ka bërë një punë të mrekullueshme. Kemi qënë sipër rrënojave dhe dëgjuam më pas zërin e tij, me orientim hapëm rrënojat me dorë e ça mundëm. Po ecnim nën rrënoja diku 7 metra. Kur arritëm afër Kladit, ai ishte nën krevat. Atje nuk mendon kujdes, menduam vetëm Klajdin. Në ato momente nuk e mendojmë jetën. Na pyeste gjithë kohës, kishte shumë fuqi na ka ndihmuar edhe ai. Kur doli u çua direkt. Doli në këmbë. Ai ka pasur 5 soleta sipër,”-thanë efektivët e zjarrfikëses.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME