Categories Lajme, Showbiz

Pas “kritikave”, Dua Lipa ndihmë të madhe dhe thirrje globale për Shqipërinë

Pas “kritikave”, të fancave të sajë nga Shqipëria dhe Kosova për mos reagim për situatën pas tërmetit shkatërrues, artistja shqiptare me famë globale Dua Lipa, ka treguar të kundërtën. Përmes një postimi prekës, mbështetës dhe thirrje për ndihmë, Dua thotë se përveç kontributeve nga ana sajë dhe e familjes Lipa, ajo thotë miqtë e sajë Kushtrim dhe Arben nga @bond.nyc dhe ajo po krijojnë materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Thirrja që vjen nga ajo është se: “Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më”.

Mesazhi i plotë Ky 28 nëntor, Dita jonë e Flamurit Kombëtar, na gjen në mes të dhimbjes për jetët e humbura të tërmetit shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tanë në Kosovë dhe në të gjithë botën po tregojnë për këtë tragjedi.

Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre.
Çdo moment i humbur duket si një moment tepër vonë në ndërgjegjësimin në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç donacioneve personale të mija dhe familjes sime, unë bashkohem me miqtë e mi Kushtrim dhe Arben nga @bond.nyc për të krijuar materiale që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% të të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë. Ne kemi dëshmuar që jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUAR. Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën ose të bëni vetë gjërat tuaja. Koha është gjithnjë e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME