Categories Showbiz

Rita Ora: Bashkë me Erion Veliaj kemi vendosur të rindërtojmë një shtëpi në Zall Herr

Këngëtarja me famë Botërore Rita Ora i është përgjigjur apelit të kryebashkiakut Veliaj duke marrë përsipër rindërtimin nga e para të një banese të dëmtuar nga tërmeti në Zall-Herr. “Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri! Ditëlindjen time dhe ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet të bej. Së bashku me Erion Veliajn, zgjodhëm një familje për të sponsorizuar rindërtimin e shtëpisë së shkatërruar nga tërmeti që ka prekur Shqipërinë. Erioni është një udhëheqës i vërtetë dhe e respektoj vërtet sugjerimin e tij për të udhëhequr me shembull”, thekson Rita Ora.

Teksa vlerëson kryebashkiakun Veliaj për lidershipin e treguar në këto momente, Rita Ora I ka bërë thirrje të gjithë fansave të saj që të kontribuojnë me fonde në linkun e qeverisë për dhurime. “Propozoj qe kush të mundet, të gjeje një familje ose një mënyrë për të dhuruar e ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të kësaj katastrofe.

Familja e parë që kam zgjedhur është familja Sala dhe ne do ta ndjekim procesin ne vijim sepse ka kaq shumë familje që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë – ju lutemi klikoni linkun në blogun tim për të bërë të njëjtën gjë – lutjet e mia shkojnë për këdo që është prekur. Me shume dashuri, Rita”, shkruan Rita Ora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME