Categories Lajme

Rrëfimi i zjarrfikësit që i gjeti 7 familjarët e tij të pa jetë nën rrënoja (Video)

Arben Cara ishte mbi rrënojat e Vilës Palma në krye të operacionit për shpëtimin e Klajdi Qatos kur kolegët e lajmëruan se duhet të nisej drejt Thumanës. Kur mbërriti atje mësoi se mbi rrënoja ishin edhe familjarët e tij. Arben Cara rrëfen për “ABC News” se ishte e vështirë dhimbja për 7 familjarët e tij që gjeti të vdekur nën rrënoja por në misionin e zjarrfikësit, të gjithë i sheh njësoj, me të  njëjtën dhimbje e me të njëjtin përkushtim për t’i shpëtuar. Dora e ftohtë akull si e një nënë, e hedhur mbi trupin e pajetë të vajzës 7-vjeçare, është skena që kurrë nuk do t’i hiqet nga mëndja Arben Carës. “Kemi përjetuar një shok të rëndë, pasi fëmija 7 vjec u gjend në krahët enjeriut të vet, dukej sikur e mbronte.

Në ato momente kishim një përjetim të thellë”, thotë ai. Ka 15 vite që punon zjarrëfikës, në  luftë me flakë, përmbytje, termete e situate të tjera të ngjashme…. papushim në betejë për të shpëtuar jetë njerzish, por ky fundnëntori e ka goditur si kurrë më parë. Mëngjesin e 26 nëntorit, pas goditjes së parë të termetit, Arbeni ishte duke drejtuar operacionin e shpëtimit te vila palma, atje ku u shpëtua Klajdi 25 vjeçar por u nxor nga rrënojat i vdekur,  gjyshi i tij. Ishte atje në krye të atij operacioni kur kolegët e tij e lajmëruan dhe drejtuesit e urdhëruan që të niset drejt thumanës, sepse atje ishin nën rrënoja familjarët e tij. “Fillimisht jam nisur për në Durrës, pasi morëm kontakt me Drejtorin e Zjarrëfikëseve në Durrës ku na ka nisur urgjent te hotel palma. Kemi operuar fillimisht te hotel palma duke nxjerrë trupat e një familjejë dhe më pas jam informuar që në Thumanë kishte ndodhur tjetër tragjedi si pasojë e tërmetit. Më kanë dhënë leje dhe urdhëruar të nisem drejt Thumanës për të shkuar në një ekip shpëtimi për të ndihmuar në Thumanë”.

Kur gjendet në situate të tilla, e ku i duhet që poshtë rrënojave të kërkojë me shpresë për njerëz me jete, për Arben Carën janë të gjithë njësoj si familja e tij. Megjithatë,  duhet të ketë qën shumë e vështirë sepse nën ato rrënoja të pallatit të shembur në Thumanë, Arben Cara  gjeti të pajetë shtatë familjarë të tij. “Për mua është një humbje shumë e madhe dhe dhimbja është e pakufishme por nuk ka qenë qëllim për të nxjerrë trupat e familjes Cara. Kryesorja ishte të nxirrnim perdsonat gjallë që ne komunikonim”. Lindita ishte një prej familjarëve të tij, që u shpëtua nga rrënojat Megjith dhimbjen për familjarët e tij e gjtihë viktimat që u gjentën nëpër rrënoja, Arben Cara është i vendosur të vazhdojë me përkushtim për ta përballuar situatënm duke shpresuar sërish që poshtë rrënojave të gjenden shënja jete./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME