Categories Lajme

Agron Shehaj hedh “bombën”: Nuk hyjmë në selinë e PD, ka njerëz të armàtosur!

Agron Shehaj, ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin “Opinion”, lidhur me prezencën e personave të armatosur në selinë e Partisë Demokratike. Shehaj tha se Komisioni për Rithemelimin, nuk ka hyrë në seli, sepse aty gjenden njerëz të armatosur dhe ata po përpiqen të shmangin një konflikt, që mund të rezultonte në viktima.  “Arsyeja përse nuk jemi futur në selinë e PD, është se aty ka njerëz të armatosur. E kemi parë këtë.

Po të them çfarë na pengon të marrim në dorëzim selinë, sepse nuk duam përplasje. Kryetari i shkarkuar, është personi që ka më shumër interes që aty të ketë përplasje. Janë individë të fortë brenda PD-së. Unë mendoj se brenda PD nuk duhet të ketë njerëz të armatosur. Arsyeja përse nuk hyjmë, sepse kërkojmë të shmangim përplasjen, nuk duam viktima dhe të lënduar.

Duhet të jemi shumë të vëmendshëm”, deklaroi Shehaj.  Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e ka përjashtuar kategorikisht që në selinë e PD të ketë hyrë policia e shtetit apo autoritete të shtetit, çka do të thotë se personat që qëndrojnë në seli janë persona privatë, pa lidhje me policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME