Categories Lajme

Ah o Zot, sa e dhimbshme! Egzoni ndërron jetë në Stamboll, nëntë muaj pas aksidentit

I riu Egzon Kryeziu ka ndërruar jetë në orët e mesnatës në Stamboll, ku po trajtohej pas një aksidenti të rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur vet babai i tij përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj me pikëlim te thellë se djali jonë Egzon Kryeziu sot në Stamboll ndërrojë jetë pas 9 muaj luftimit me plagët të marra nga aksidenti i rëndë. I falenderojmë të gjithë të cilët kanë ndihmuar për tu shëruar. Për ditën e varrimit ju njoftojmë me kohë. Familja Kryeziu”, ka shkruar Kryeziu.

Pak ditë më parë babai i Egzon Kryeziut kishte kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se djali i tij Egzoni, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku gjatë vitit 2018, dhe se ai është duke u mjekuar në Turqi, ku edhe iu ka nënshtruar gjashtë intervenimeve kirurgjike në kokë, të gjitha këto intervenime kanë kushtuar rreth 230 mijë euro.

Më tej thotë se edhe shtëpinë e ka nxjerrë në shitje por që ende nuk i është shitur, duke shtuar se do ta vë në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij. Egzon Kryeziu, 27 vjeçar nga Prishtina, bashkë me kolegun e tij të punës Valon Qela 29 vjeçar nga Mitrovica dhe morën lëndime shumë të rënda trupore në një aksident, komunikacioni i cili kishte ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë, në janar të 2019-së. /Telegrafi/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME