Categories Lajme

Ndërkombëtarët presion për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi

Partitë politike me axhenda të ngjeshura po vazhdojnë fushatën zgjedhore në Kosovë. Ato po shpalosin programin e tyre para elektoratit, përfshirë edhe qasjen e partive të tyre ndaj dialogut Prishtinë-Beograd.

Ndërkohë edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka nisur presionet e saj që menjëherë pas zgjedhjeve të rinisë dialogu i mbetur në gjysmë, ndërmjet këtyre dy vendeve.

SHBA-ja tashmë ka marrë rol kyç në rinisjen e dialogut, ndërsa mbetet e paqartë se si do të jetë roli i Bashkimit Evropian në këtë dialog. Megjithatë është raportuar se BE-ja, ashtu si SHBA, do të caktojë një të emëruar të posaçëm për dialogun.

Ndërkohë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se do të ketë rol aktiv në këtë dialog, menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Për analistin Milazim Krasniqi, kjo nënkupton që të gjitha palët e kanë marrë seriozisht çështjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Madje ai thotë se në këtë mënyrë ka gjasë të organizohet një konferencë ndërkombëtare për këtë çështje.

“Droja ime është që tashmë po krijohen premisat për organizimin e një konference të re ndërkombëtare për Kosovën ku do të jenë të përfshira, SHBA-ja, BE-ja, Franca, Gjermania dhe sipas të gjitha gjasave edhe Rusia”.

Por ajo që është e sigurtë, sipas tij, është që Kosovë menjëherë pas zgjedhjeve nuk do të humbë kohë në krijimin e qeverisë së re, madje ai thotë se do të ketë një koalicion më të gjerë qeverisës.

“Duket që Kosova do të ketë nevojë për formimin urgjentë të qeverisë”.

Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërprerë pas taksës që qeveria e Kosovës i ka vënë 100% produkteve serbe në Nëntor të vitit të kaluar. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME