Sot shkova ne Durrës…ishte ndryshe.
Sot shkova ne Durrës dhe pata frikë.
Nuk isha vetëm por prapë kisha frikë.
Durrësi i gjunjëzuar largoi nga gjiri i tij 49 persona të pajetë, të mbetura nën gërmadhat e ndërtesave që deri dje ishte strehëz e ngrohtë e një familjeje të lumtur.
Ishte heshtje, heshtje morti mbase aq sa të therte në zemër.
Sot shkova në rrënojat e familjes së ndjerë Lala.
Ahh sa dhimbje, ahh sa dhimbje therëse.
Valixhja kishte mbetur hapur, kavanozi me turshi domateje ishte i thyer e copëtuar në cepin e aij që dikur quhej oborr dhe ende qendronte aty. Nuk shikoje shume, tarraca e shtëpisë e kishte fundosur gjithçka brenda, bashkë me të dhe shpirtrat e tyre.
Rrobat i shihje kudo, paksa edhe një derë të thyer të kapte syri, por rrënojat nuk mungonin, blloqe te mëdha betoni, kollona të thyera në mes, hekura themelesh të deformuar…. a thua se ka pasur vërtet aq tmerr apo thjesht me frymë është shembur?!
Dukej e ftohtë, e rrethuar me shiritat e policisë që nuk të lejonin ti shkoje shume afër. Ndalonin kalimtarët mbase dhe të afërmit, e shifnin me duart vendosur në fytyrë, sytë e enjtur nga e qara dhe rrobat e zeza, pllakosëse të zis. Rrotull ishte lagështirë, mbase nga shiu i mbrëmshëm por gjithçka ishte e rëndë. Pash dhe kovën që lanin shtëpinë, legenin e gjysmuar që vetëm para 3 ditësh e përdornin për të nderur rrobat.
Për habin time banesat e komshinjëve ishin në rregull. Prej tyre nuk ishte prekur asgjë, madje as krisje…
Duket se për Sahdeten, Ilirin, Marjetën, Griseldën, Amelian, Emilion, Dionisën dhe Enisin kështu ishte shkruar… të qëndronin aty, të mos e braktisnin ngrehinën e tyre deri në vdekje.
Po çfarë menduan të vegjëlit mëngjesin e tmerrit, a ishin të paktën përqafuar?
Po prindrit, gjyshërit? A e dhanë shpirtin duke qarë për jetën e fëmijëve, apo thjesht tmerri nuk i la të mendonin kaq gjatë?
E kush e kishte menduar?! Gjyshja e shtëpisë kishte përgatitur dhe zahiren e dimrit, mbase po përgatiteshin për të pritur ndërrimin e viteve të gjithë bashke… edhe tani do i presin, bashke por jo ne shtëpinë e tyre 4-katëshe.
Ku i dihet…
Ndërkaq familjar, të afërm, komshinjë por dhe kalimtar kurrësesi nuk mund të rrinin pa qëndruar më dyert e hapura të mortit, ahh dhimbje, kaq shume dhimbje. Dhimbje që zemra vështirë e mban, dhimbje që zemrën ta çan.
Frika ende nuk kishte kaluar, madje…madje do të vijoj.
Njerëzit të shikonin çuditshëm e shpesh pyesnin njëri tjetrin në heshtje, “A po bie sërish?
Jo, jo thjesht na duket ne.”
Shumicën e personave që ndesha në rrugë ishin të veshur me të zeza, ashtu siç zakoni shqiptar e do në raste morti.
Qyteti mban zi, Shqipëria mban zi… 49 të rinjë, fëmijë, të moshuar tashmë sjanë më.
Qytetin me erë jodi nga deti Adriatik dhe Vollgën e bukur e pashë të gjunjëzuar, të lodhur dhe dorëzuar.
Sot shkova në Durrës…
Nga Semiljana Azizi


