Categories Lajme

Ja sa persona janë akomoduar në Hotel “Amerika” dhe në hotel “Aroma” të qytetit të Përmetit

Në kuadër të situatës emergjente të krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor, Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj ka qënë i pranishëm ditën e sotme në bashkitë Përmet dhe Këlcyrë për ndjekjen nga afër të zhvillimeve në ndihmë të banorëve të prekur nga dëmtimet që kanë sjellë lëkundjet e forta sizmike.
Në bashkinë e Përmetit, Prefekti i qarkut mori pjesë në mbledhjen e komisionit vendor të mbrojtjes civile, ku Kryetarja e bashkisë znj. Alma Hoxha e njohu me punën e bërë nga komisioni i mbledhur një ditë më parë dhe me masat e mara lidhur me pritjen dhe akomodimin e qytetarëve që kanë ngelur të pastrehë nga dëmtimet.
Në fjalën e tij, Prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj e ka falenderuar Kryetaren e bashkisë për gadishmërinë e treguar dhe masat e mara duke kërkuar bashkëpunim dhe koordinim të mëtejshëm të të gjithë administratës, për ndjekjen e situatës në vazhdimësi, evidentimin e nevojave që mund të kenë të sapoardhurit, evidentimin e kapaciteteve të hoteleve për akomodim e ushqim si dhe ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve e bizneseve për solidarizim dhe ndihmesë në këtë situatë të vështirë.
Në përfundim të takimit, Prefekti i qarkut takoi nga afër 10 banorët e akomoduar në hotel “Amerika” dhe 27 banorët e akomoduar në hotel “Aroma” të qytetit të Përmetit.
Në Bashkinë Këlcyrë, në takimin e zhvilluar me N/Kryetarin e bashkisë, N/Kryetarin e Këshillit të qarkut dhe shefin e stacionit të policisë, është bërë e ditur se janë akomoduar gjithsej 516 banorë nga Durrësi, Tirana dhe Shijaku, të shpërndarë sipas njësive administrative të bashkisë Këlcyrë, njësia administrative Ballaban 30 familje me 143 persona, njësia administrative Suhë 50 familje me 110 persona, njësia administrative Dëshnicë 15 familje me 45 persona, qyteti i Këlcyrës 30 familje me 150 persona, hotel “Mandi” 12 persona, hotel “Grykë e Këlcyrës 38 persona dhe hotel “Riviera” 18 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME