Categories Lajme

“Ai flamur i Vorio Epirit e ka mbajtur Himarën të pavarur”, Doda i kthehet gazetarit: Ta mendosh që je nipi i Petro Markos

Deklarata e gazetarit Stavri Marko për flamurin me të cilin u shfaq në foto kryebashkiaku aktual i Himarës Fredi Beleri ka shkaktuar debat sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.

Deputetja Mesila Doda e pyeti Markon  lidhur me të drejtat e cenuara ndër vite të shqiptarëve të Çamërisë dhe se a mendon se kjo deklaratë për “flamurin e Himarës së pavarur” përbën një vepër të rëndë që cenon integritetin territorial të vendit.

Këto pyetje, gazetari i konsideroi akuza duke theksuar sërish se flamuri i Vorio-Epirit është i Himarës së pavarur.

Mesila Doda: Kisha vetëm një pyetje, meqënëse po flisni për të drejtat e njeriut, çfarë mendoni për shkeljen e të drejtave të njeriut lidhur me shqiptarët e Çamërisë të cilët janë deportuar nga Greqia dhe sot nuk u njihet as e drejta e pronës, e shtetësisë, e jetës së mohuar sepse janë vrarë me mijëra, janë torturuar. Çfarë mendoni lidhur me këtë?

Stavri Marko: Këtë pyetje ju lutem zonjë drejtojani përfaqësuesit grek, jo mua! Neve jemi përpjekur, kemi faktuar, kemi çuar në organizatat ndërkombëtare të gjithë pozicionin e Himarës duke përfshirë strategjinë për të vjedhur e grabitur pronat e gjithë himariotëve dhe duke filluar nga dhunimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Mesila Doda: Atëherë, mendoni se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut?

Stavri Marko: Nuk përgjigjem për gjëra që s’më takojnë. Për Belerin dhe Himarën flas tërë ditën.

Mesila Doda: Dakord, ju lutem, meqënëse folët për Himarën dhe daljen e fotos së Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe thatë që është flamuri i Himarës së pavarur, a e kuptoni që kjo është një deklaratë që cenon integritetin e vendit dhe ka të bëjë me një sulm  Kushtetutës dhe integritetit territorial të vendit. A e mendoni që kjo deklaratë është një vepër e rëndë, si për atë që e ka bërë dhe për atë që po e thoni tani?

Stavri Marko: Faleminderit për akuzat që ju po bëni.

Mesila Doda: Nuk është akuzë!

Stavri Marko: Shumë faleminderit për akuzën. Ai është flamuri që Himarën e ka mbajtur për 500 e ca vjet të pavarur.

Ardit Bido: Është krijuar në 1914.

Stavri Marko: Është stema e flamurit të Himarës, flamurit të pavarësisë së Himarës.

Mesila Doda: Dhe ta mendosh që është nipi i Petro Markos domethënë…

Ardit Bido: Nuk është nipi i Petro Markos, është kushëri i largët, mos ja rrisni vlerat!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME