Categories Lajme

Aida Hajna propozohet nga SPAK për tu zgjedhur në krye të “FBI”-së shqiptare

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Aida Hajna , është propozuar zyrtarisht nga SPAK, për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e quajtur ndryshe dhe si FBI-ja shqiptare. Kreu i BKH-së pritet që të votohet në mbledhjen e radhës së KLP-së. Burime bëjnë me dije  se tre kandidatët e tjerë që ishin në garë për kreun e BKH-së janë skualifikuar nga procesi i Vetingut, dhe Hajna është kandidatja që do të shkojë në KLP, ku do ti duhen votat e 5 nga 9 anëtarët për tu zgjedhur.

Ishte fillimisht Partia Demokratike përmes nënkryetarit Paloka, ajo që parashikoi se Hajna do të vendosej në krye të BKH-së, ndërsa nuk munguan akuzat ndaj saj, si e lidhur me krimin, dhe e përfshirë në skandale korruptive.

Denoncimeve të PD-së, në një reagim që edhe zyra e shtypit në PS do e kishte zili, iu përgjigj ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila thoshte se Reforma në Drejtësi do të ecë përpara, pavarësisht atyre që ëndërrrojnë se BKH nuk do të ngrihet kurrë. “Duket se ka disa që ëndërrojnë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk do të ngrihet kurrë. Ata shpresojnë që reforma në drejtësi nuk do të realizohet kurrë. Më vjen keq t’ju zgjoj nga dremitja, por ëndrra juaj nuk do të realizohet kurrë.

Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose perfekte, por është e nevojshme dhe duhet të ecë përpara”, shkroi Kim në Twitter, në ditën e akuzave të PDsë.

Nuk dihet nëse Kim mban të njëjtin qendrim edhe sot, kur pretendimet e demokratëve po përmbushen, e kur 3 kandidatët e tjerë që synonin BKH-në pretendojnë se gara ndaj tyre ka qenë e padrejtë dhe selektive. Nuk dimë të themi nëse kjo është drejtësia që SHBA synonte të shihte në Shqipërinë mike, por zhgënjimet e vetë shqiptarëve kanë filluar të shtohen ndjeshëm, pasi edhe kur kanë kaluar 4 vite nga nisja e Reformës në Drejtësi, ende sot nuk ka institucione të ngritura, e ku mungon edhe Gjykata Kushtetuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME