Categories Lajme

Ndërrojnë jetë 6 persona, ja sa raste të reja u shënuan në 24, Vlorë 1, Himarë 1

6 qytetar kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në vendin tonë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 117 raste pozitive.

Ministria njofton se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekin sistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME