Categories Lajme

“Situata është e rëndë, merreni dhe çojeni babanë në shtëpi”, gazetarja ndan situatën te spitali Covid

Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka ndarë një moment të vështirë me të cilin është përballur gjatë ditës së djeshme në spitalin ”Shefqet Ndroqi”, ku ka çuar të atin e saj për ta egzaminuar, pas disa shqetësimeve serioze shëndetësore.

Ajo tregon se mjeku i kishte komunikuar se gjendja e babait të sai ishte e komplikuar, por që si pasojë e Covid 19, atij nuk i ofrohej asnjë shërbim në spital. Tili shprehet se mjeku i ka kërkuar që ta marri babain e saj në shtëpi, ndërsa shton se në spital nuk kishte asnjë tampon që mund ti bëhej, për të verifikuar gjendjen e tij, në mënyrë që më pas ti bëhej edhe skaneri.

”Dhe pas qetësuesve me radhë, njëri pas tjetrit, dhe skanerit të detajuar, e kemi babin në shtëpi, të pa zotë për të ditur se çfarë të bëjmë. Nuk e di, nuk e di. Jam e pafjalë, e shokuar dhe e nervozuar në të njëjtën kohë”, shkruan mes të tjerave Tili.

Postimi i plotë i gazetares:

“Zonjë, situata e babait tuaj është shumë e komplikuar dhe e vështirë. Është keq! Në kushte normale, nëse do të funksiononim normalisht, do ta shtronim urgjent, por kështu si jemi tani, të lutem, merreni në shtëpi. Nuk dihet çfarë na vjen këtu”

Ndërkohë që mjeku roje i spitalit “Shefqet Ndroqi” më komunikonte gjëmën, një 54 vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë, ishte i prekur me COVID-19.

Por që unë ta merrja babin në shtëpi, apo ta dërgonim tek urgjenca kirurgjikale, duhej ti bëhej tamponi. Dhe e dini çfarë……. në spital nuk kishte tampon. Po po, tek spitali COVID-2, mbrëmë nuk kishte tampon. Është detyruar mjeku, për të cilin shpreh vlerësim maksimal, të marrë qendrën e koordinimit dhe të kërkonte një tampon. Njerëz, të kërkonte tamponin që e kanë vendosur vetë në protokoll, si domosdoshmëri për të bërë kalimin nga njëri pavion tek tjetri. Por nuk kishte!

Dhe pas qetësuesve me radhë, njëri pas tjetrit, dhe skanerit të detajuar, e kemi babin në shtëpi, të pa zotë për të ditur se çfarë të bëjmë. Nuk e di, nuk e di. Jam e pafjalë, e shokuar dhe e nervozuar në të njëjtën kohë.

Për kushtet në të cilat punonin mjekët dhe infermierët ndoshta do të jem në gjendje të shkruaj pasi babi të jetë bërë mirë. Ndaj, boll! Stop me teori COVID-i kur nuk keni as tamponi, kur po lini të sëmurët me diagnoza të tjera të vdesin nga mungesa e përkujdesit shëndetësor. Po asnjë mjek, për asnjë diagnozë nuk mundet të të shërbejë apo të të pranojë të bëjë shtrimin, nëse nuk është bërë tamponi i famshëm. Zot vër dorë ti, se me këta nuk di më çtë bëj. (E.K/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME