Categories Sport

AIK konfirmon akordin, Partizani mbush arkat me Asanin

Transferimi i Jasir Asanit te gjiganti suedez, AIK Stokholm është konfirmuar edhe nga këto të fundit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, AIK ka pohuar se ka arritur marrëveshjen për transferimin e 24-vjeçarit në formulën e huazimit për gjashtë muaj, me të drejtë blerje në qershorin e vitit 2020. Shifrat e marrëveshjes mbeten ende sekret nga palët.

Mirësevini te AIK, Jasir Asani! AIK Fotboll ka arritur marrëveshjen me klubin shqiptar, FK Partizani dhe sulmuesin 24-vjeçarin, Jasir Asani për një marrëveshje huazimi që është i vlefshëm nga janari deri në fund të qershorit 2020. Ekziston edhe një mundësi blerjeje nga AIK,” thuhet në njoftimin e AIK.

Futbollisti nga Maqedonia e Veriut ishte pjesë e rëndësishme e Partizanit në sezonin e shkuar, ku të kuqtë fituan titullin e 16-të në histori. Megjithatë, nën drejtimin e ish trajnerit të të kuqve, Franco Lerda, Asani doli jashtë planeve të tij, duke detyruar drejtuesit që ta largojnë dhe të mbushin arkat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME