Categories Politike

”Ajo e mbajti për dy vite në shtëpi”, gazetari: Rama nuk duhet ta shkarkonte këtë ministre

Ndryshimi i gjysmës së kabinetit qeveritar nga Rama javën e fundit të vitit 2019-të është pasuar nga reagim të shumta që vazhdojnë edhe sot.

Një ndër ministret e shkarkuara ishte edhe ajo e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila gjatë kohës kur dëgjoi emrin e saj nga Rama mezi mbajti lotët.

Por, shkarkimin e saj, gazetari Bejdo Malo e quan një veprim të gabuar nga Rama.

Sipas Malos, Kumbaro nuk e priste kurrë shkarkimin kjo ndoshta edhe për shkak të njohjes së vjetër që ajo ka pasur me Ramën, madje dikur Kumbaro i kishte hapur atij dyert e shtëpisë për dy vite me radhë në Paris.

Malo u shpreh në emisionin e Zhejit:

“Ajo e ka mbajtur dy vjet në shtëpinë e saj zotin Rama dhe nuk e priste kurrë nga Rama që t’i bënte këtë padrejtësi. Kjo është e vërtetuar. Në Paris. Mirela ka qenë me një program që e mbulonte edhe shtëpinë. I shoqi ka qenë në BBC. Mirela ka babanë nga Libohova dhe nënën nga Vunoi. E ka kushërirë.”

Kujtojmë që në vend të Kumbaros është vënë Elva Margariti dhe ministrja e re është një nga përkrahëset më të mëdha për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME