Një 52-vjeçare shqiptare, nënë e dy fëmijëve ka hum.bur tr.agjikisht jetën pas një aks.identi në Itali. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës në Pieve di Soglio, një zonë në provincën e Trevizos. Vi.ktima është Diturie Goxha.
Sipas mediave italiane, ajo po udhëtonte me biçikletë kur u përpl.as nga një furgon rreth orës 7:50. Goxha po udhëtonte në rrugën Montegrappa kur furgoni, që drejtohej nga një 43-vjeçar, e aks.identoi.
Autoritetet dyshojnë se të dy, si makina dhe biçikleta lëviznin në të njëjtin drejtim. Përp.lasja ka qenë shumë e fortë për gruan shqiptare, pasi e ka hedhur disa metra larg në asfalt.
Kur mjekët shkuan në vendngjarje nuk mundën të bënin asgjë më shumë pasi 52-vjeçarja kishte hu.mbur jetën direkt. Policia nisi hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes. Për këtë arsye u shoqërua edhe drejtuesi i mjetit. Ai iu nënshtrua testit të alk.ooli dhe rezultoi negativ.
