Britania e Madhe nuk po gjen qetësi nga stuhitë. Ditën e djeshme dy persona ndërruan jetë si pasojë e stuhisë së ashtuquajtur “Dennis”. Pas largimit të stuhisë së frikshme “Ciara”, disa shtete në Evropë po përgatiten për mbërritjen e ciklonit “Dennis”.
Nga ky i fundit pritet të preket fuqishëm Islanda, ndërsa nuk do t’i shpëtojnë as Danimarka e Norvegjia. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se “Dennis” mund të shndërrohet në njërën prej stuhive më të fuqishme të Atlantikut të regjistruara ndonjëherë.
