Categories Kulture

Akademiku Tole: Lahuta dhe eposi, ”kryeidentitet” shqiptar

Lahuta si pjesë e pandarë e këtij eposi së kreshnikëve është një instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij Cikli, por është edhe vepër arti arkaik tradicional popullor që mbart subjekte mitike të panteonit të lashtë iliro-shqiptar.

Akademiku Vasil Tole në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare shpjegon se ”UNESCO nuk ka thënë që lahuta është serbe, por ka thënë që Serbia ka regjistruar guclën dhe këndimin me të. Kjo do të thotë që ata kanë regjistruar atë trashëgimi që kanë në territorin e vet, dhe detyra jonë si shqiptar duke patur parasysh dhe Kosovën dhe kudo që ka shqiptarë, në përputhje me dokumentet dhe me standardet që ka UNESCO për regjistrimin e këtyre dukurive në listën, ne duhet të regjistrojmë pjesën tonë”.

”Në studimet tona na rezulton që trashëgimia e kënduar me vegla me një tel dhe me hark siç është gucla në Serbi apo lahuta në territorin tonë është një trashëgimi që gati-gati zotëron gjithë pjesën e Shqipërisë së Veriut, Kosovës dhe ku banojnë shqiptar në Mal të Zi”, shprehet Tole.

”Ne kemi një detyrim shumë të madh për popullatën shqiptare që kultivon dhe e ka pjesë së identitetit të vet ose ndryshe ”kryeidentiteti” eposin dhe lahutën ta regjistrojmë sa më parë në UNESCO. Hapin e kemi hedhur në regjistrimin si listë kombëtare pra e kemi si pjesë në listë kombëtare është detyrim ta regjistrojmë në UNESCO ”, përfundon akademiku Vasil Tole. /atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME