Categories Lajme

Akomodimi i familjeve në shtëpi me qira/ Mbyllet në Tiranë, në Durrës përfituan 666 familje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se në Tiranë është mbyllur pjesa e akomodimit të familjeve që kanë mbetur pa strehë si pasojë e dëmtimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa problematike ende mbetet situata në Durrës.

“666 familje janë aprovuar si përfituese të fondit të qirasë në Durrës. Problemi në Durrës qëndron i hapur, për shkak të mungesës së apartamenteve në dispozicion për të marrë me qira për këto familje. Kështu që po punojmë për një zgjidhje, jo dhe aq optimale për ta, një zgjidhje jashtë Durrësit. Po shikojmë për mundësinë e akomodimit në periferitë perëndimore të Tiranës. Se faktikisht, nuk ka apartamente. Nuk ka. Nuk i plotësojmë dot këto nevoja”, – tha Kryeministri.

Ndërkohë, shtoi Kreu i Qeverisë, “që në Tiranë kjo është mbyllur për 1120 familje. 922 janë të akomoduara. Pjesa tjetër janë në akomodim e sipër”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME