Categories Lajme

Aksi Korçë- Bilisht, Rrëzohen shtyllat e tensionit të lartë

Prej ditësh, disa zona urbane dhe dhjetra fshatra në juglindje janë pa energji elektrike. Përgjatë aksit nacional Korçë-Kapshticë era e fortë ka rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë duke lënë në errësirë qytetin e Bilishtit dhe shumë fshatra të Bashkisë së Devollit, raporton gazetarja e Klan News, Daniela Zisi.

Pa energji janë prej tre ditësh edhe mbi 30 fshatra të Bashkisë së Maliqit dhe 11 fshatra të zonave malore të Pogradecit. Në qytetin e Bilishtit po punon një grup pune i specializuar nga nënstacioni i Elbasanit për riparimin e defekteve në shtyllat e tensionit të lartë.  Shtylla të rrëzuara dhe linja të këputura ka pasur pothuajse në të gjitha fshatrat e njësive administrative të zonave malore të qarkut të Korçës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME