Categories Lajme

Bisedimet me Rusinë, delegacioni ukrainas mbërrin në Bjellorusi

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në Bjellorusi për bisedimet me Rusinë.Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni përfshin Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit. Ai ndodhet në Ukrainë për të mbrojtur vendin e tij përballë forcave ruse. Ditën e djeshme, përmes një njoftimi në Telegram, zyra e presidentit Volodimir Zelensky njoftoi se të dyja palët do të takohen në një vend të paidentifikuar në kufirin bjellorus, ndërsa ora nuk është njoftuar.

Ndër të tjera, Ukraina këmbënguli që bisedimet të mos bëheshin në Bjellorusi, aty ku Rusia ka dërguar një numër të madh trupash para se të niste sulmin ndaj Ukrainës të enjten.

Zyra e presidentit Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, aleat i Putinit, ka rënë dakord që gjatë bisedimeve, mjetet e luftës të dërguara aty, nuk do të lëvizin.

Ndërkohë Putini urdhëroi forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të nivelit të lartë, për shkak të “deklaratave agresive nga udhëheqësit e NATO-s dhe sanksioneve ekonomike kundër Moskës”.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME