Categories Lajme

EMRAT\ Lejuan ndërtimin pa leje të një pallati 7-katësh në Sarandë, shpallen në kërkim dy inspektorët

Vijon operacioni policor i koduar “HESHTJA”, ndërsa në kërkim janë shpallur dy inspektorë në Sarandë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit; Martin Arapi 30 vjeç dhe Nertion Jano, 26 vjeç.

Ata akuzohen se lejuan ndërtimin pa leje të një pallati 7-katësh në Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISE, Shpallen në kërkim dy shtetas. Më parë, në kuadër operacionit policor të koduar “HESHTJA”, është arrestuar shtetasja R. P., 31 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. P., 66 vjeç. Në vijim të operacionit policor të koduar “HESHTJA”, për goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje në qytetin e Sarandës, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve M. A., 30 vjeç, dhe N. J., 26 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë Inspektor në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit, pranë Bashkisë Sarandë.

Pasi janë siguruar prova ligjore në lidhje me ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katesh ende të pa perfunduar por edhe disa shtesa pa leje, në disa pallate në ndërtim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin Nr.21, datë 24.02.2022, ka vendosur për këta dy shtetas, masat e sigurisë në mungesë “Arrest në burg”, per veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”,

Të dy këta shtetas dyshohet se me veprimet/mosveprimet e tyre kanë lejuar ndërtimet pa leje në zona të ndryshme në qytetin e Sarandës, në bashkëpunim me Kryeinspektoren e IMT R. P., e arrestuar me datë 21.02.2022, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME