Categories Lajme

Aksident i katërfishtë në Berat

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Berat. Makina me shpejtësi përplas tre mjete të tjera dhe përfundon e përplasur me betonin ndarës të rrugës,bllokohet për 30-minuta qarkullimi. Rregjistrohen dëme materiale por fatmirërisht jo të plagosur. Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat,në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip Fiat Stilo që qarkullonte me shpejtësi,pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij,ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshinë katër automjete,dy prej të cilave Mercedes Benz,njëra e tipit Wolsvagen Golf dhe një Fiat Stilo. Si pasojë e aksidentit,fatmirësisht nuk ka pasur viktima por vetëm disa të lënduar lehtë,ndërkohë që të katër mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta,duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore,që pasi kanë kryer kqyrjen e vendit të aksidentit kanë spostuar edhe mjetet e dëmtuara,duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip Fiat Stilo si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME