Categories Lajme

Aksident i rëndë në Berat-Dimal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Berat-Dimal, në vendin e quajtur Otllak. Makina luksoze e tipit “Volswagen Toureag”, me targa AA 030, në përpjekje për të parakaluar është përplasur fuqishëm me mjetin me targa greke HJK 1373. Si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti me targa greke është goditur me shtyllën dhe kangjellat e rrugës, duke plagosur edhe një pasagjer që ndodhej në anë të rrugës.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësori, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe po marrin ndihmë mjekësore. Burime nga konfirmojnë se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën edhe pse kanë plagë të shumta në trup. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore dhe ekspertë, që po kryejnë edhe kontroll në vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet. Burimet policore po ashtu bëjnë me dije se paraprakisht mendohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i mjetit “Toureag”, që drejtohej nga shtetasi Agur Pajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME