Categories Lajme

Aksident i rëndë në Itali, humbet jetën 22-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali. Ka qenë ora 04:45 e mëngjesit të së shtunës kur automjeti që drejtohej nga 22-vjeçari humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe u përplas me një pemë.

22-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë për shkak të plagëve të rënda. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Përplasja ishte aq fortë, saqë pema kishte hyrë pothuajse në brendësi të kabinës së mjetit. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy pasagjerët, një 21-vjeçar italian dhe një 20-vjeçar rumun.

Sipas mediave italiane, 21-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse i plagosuri i dytë ndodhet jashtë rrezikut.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane mblodhi prova në vendngjarje dhe do të pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore të të ndjerit për të përcaktuar nëse shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit ose jo. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME