Categories Kulture, Lajme

Ja kush është kuzhinieri shqiptar që gatuan ushqim tradicional në Amerikë (Video)

Bledar Istrefi u largua nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi fitoi lotarinë amerikane. Ai ka rreth 13 vite që nuk është kthyer në Shqipëri, që prej ditës që është larguar. Pa asnjë njohuri mbi gjuhën angleze, ai u punësua fillimisht në një restorant Italian si pjata larës dhe më pas si ndihmës kuzhinier.

Në fillimet e tij ai mendonte që nuk do i’a dilte në Amerikë dhe do të rikthehej në Shqipëri shumë shpejt. Pas disa vitesh pune të lodhshme, dhe me orare të zgjatura, ai vendosi të realizojë ëndrrën e tij dhe të ndërtojë restorantin e tij.

Restoranti I tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare. Tava e dheut, tavë kosi, apo edhe gatime të tjera tradicionale ai zgjedh të servirë klientëve amerikanë, të cilët nuk i kanë provuar më parë kurrë këto receta. Për të shmangur refuzimin në fillim, pasi përbërësit janë kryesisht të brendshme qengji, apo viçi, tru, apo mish koke, ai nuk tregon kurrë përbëresit e recetës.

Pasi i’a servir ai tregon përbërësit, dhe në shumicën e rasteve amerikanë befasohen nga shija e recetave tradicionale shqiptare. Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë. Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” ndiqni rrëfimin e plotë të rrugëtimit të shef Bledar Istrefit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME