Categories Lajme

Aksident në aksin Prrenjas-Librazhd, përplasen tri automjete, dy të plagosur përfundojnë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në rrugën kombëtare Prrenjas-Librazhd. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 19.15 në Qukës të bashkisë Prrenjas dhe në të janë përfshirë tri automjete. Njëri prej tyre sipas të njëjtave burime jo zyrtare ishte me targa greke dhe në të udhëtonin pesë persona, katër prej të cilëve nga një familje emigrante në Greqi.

Drejtuesi i këtij automjeti dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur dhe kanë dërguar për trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë së spitalit të Librazhdit. Burime jo zyrtare thanë se njëri prej drejtuesve të tri automjeteve të përfshira në këtë aksident ishte në gjendje të dehur. Ndërkaq policia po heton për të zbardhur dhe dokumentuar aksidentin me dy të plagosur.  Foto ilustruse

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME