Aksident në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Dy mjete janë përfshirë në aksident në afërsi të fshatit Gramsh.
Mjeti tip Volkswagen kaddy me targa AA742HE në të cilin udhëtonin një çift bashkëshortish dhe një fëmijë i tyre, ka goditur nga pas mjetin tip BMW me targa AA763 TO. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 4 persona, tre në mjetin Volkswagen dhe një në mjetin BMW.
Të plagosurve po i jepet ndihma mjekësore në spitalin e Lushnjes dhe sipas mjekëve gjendja është e stabilizuar pa rrezik për jeten.
Nga informacionet e marra nga grupi hetimor për shkaqet e aksidentit dyshohet që drejtuesi i mjetit që ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara gjë e cila ka sjellë aksidentin. Drejtuesi i mjetit në spital do i nënshtrohet dhe testit të alkoolit pasi dyshohet se ka qenë në drejtim nën efektin e alkoolit.
